Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A ka një kërcënim iranian për Shqipërinë? Flet ministri i Mbrojtjes

A ka një kërcënim iranian për Shqipërinë? Flet

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se paralajmërimi i ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani nuk është specifik vetëm për Shqipërinë, por pjesë e një njoftimi të shpërndarë globalisht.

Duke folur për gazetarët para hyrjes në sallën e Kuvendit, Nufi theksoi se mesazhi i ambasadës së SHBA-së i drejtohet qytetarëve amerikanë në të gjithë botën dhe lidhet me situatën e përgjithshme të sigurisë ndërkombëtare.

Ai u shpreh se nuk ka vend për shqetësim në vend, duke nënvizuar se institucionet shqiptare janë funksionale dhe kanë rikthyer të gjitha sistemet pas incidenteve të mëparshme të lidhura me aktorë të huaj.

Sipas ministrit, Shqipëria mbetet e vëmendshme ndaj zhvillimeve globale, por situata në vend është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët./L.F-dritare.net