Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji u vetëpërjashtua
E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 21:09
Dritare.net

Sali Berisha ka folur para gazetarëve në selinë blu, pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar, dhe mbledhjes me sekretarët e degëve.
“Ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv. Edhe pse situata është e vështirë, populli duhet ta kërcejë Edi Ramën,” deklaroi Berisha.
I pyetur për mundësinë e përjashtimit të Ervin Salianjit nga PD, Berisha theksoi se ish-deputeti po vetëpërjashtohet.
“Unë nuk kam thënë se nuk ka vetëpërjashtime. Qëndrimi im për këtë çështje është i qartë si kryetar i PD-së dhe nuk do ta ndryshoj. Shihni statutin. Nuk kam thënë që nuk ka vetëpërjashtime,” u shpreh ai./K.C/dritare.net


