
Si e njoh unë Al Pacinon dhe Robert De Niro. Flet kompozitori shqiptari!
Dritare.net
De Niro dhe Al Pacino janë dy nga aktorët më të njohur dhe të vlerësuar në historinë e kinemasë botërore.
Kompozitori shqiptar i filmave më të njohur të Hollivudit, Aldo Shllaku i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tregon si i njeh ai yjet ndërkombëtarë.
Në një lidhje “Skype” nga Los Angeles kompozitori tregon se edhe pse publikut të gjerë i duket si persona të paprekshëm në fakt personazhet e Hollivudit janë persona të thjeshtë dhe shumë bashkëpunues.
“Ndonjëherë e harroj faktin që kam ardhur nga Shqipëria këtu dhe po punoj me De Niron dhe Al Paçinon. Janë shumë njerëz të thjeshtë, nga larg duken të paprekshëm sikur nuk i afrohesh dot, por jo janë të thjeshtë. Sigurisht që në atë moshë që janë këta aktorë duhen respektuar sepse mund të kenë edhe disa teka. Janë njerëz shumë të thjeshtë dhe kur punon në ndonjë projekt me ta të shohim si bashkëpunëtorë.”- shprehet kompozitori Aldo Shllaku./dritare.net

















