 
		                       Si e parashikonte Pandeli Majko 'Shqipërinë e Madhe' dhe fatin e Milosheviçit në Hagë!
Dritare.net

Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga, duke folur për strategjinë afatgjatë të Serbisë ndaj Shqipërisë, ish-kryeministri Pandeli Majko para 26 vitesh, shprehej se frika dhe dëshira e Beogradit për të shkatërruar shtetin shqiptar janë konstante historike.
“Serbët gjithmonë e kanë pasur frikën e Shqipërisë,” tha ai. Në këtë kontekst, ai adresonte edhe çështjen e ndjeshme të “Shqipërisë së Madhe”. Majko e përshkronte atë si një proces të natyrshëm, rezultati i të cilit nuk duhet të shkaktojë frikë.
“Nuk duhet t'i frikësohemi në qoftë se do krijohet një Shqipëri e madhe apo do krijohet një Kosovë shtet i pavarur. Situatat do të sjellin edhe vendimmarrjet përkatëse”, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret në konsultim me aleatët.
Për sa i përket fatit të liderit serb, Sllobodan Milosheviç, qëndrimi i kryeministrit ishte qartë. “Me Milosheviçin është një kapitull i djegur i historisë ballkanike”./dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       