Na ndiqni edhe në

Shqip

Nëna ime e vetmja artiste e gjallë nga filmi Skënderbeu. Flet studiuesi Alibali!

Nëna ime e vetmja artiste e gjallë nga filmi Skënderbeu. Flet

Studiuesi Agron Alibali i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tregoi se nëna e tij, është e vetmja aktore gjallë që ka luajtur filmin Skënderbeu.

Alibali theksoi se “Skënderbeu” është një film që ka bërë epokë dhe është ndër më të shquarit në kinematografi.

“Nëna ime është e vetmja artiste gjallë nga filmi Skënderbeu. Është një film që ka bërë epokë, në festivalin e Kanës më 1954, ka fituar dy çmime. Unë kam krijuar një koleksion me postera të filmit nga gjithë bota, Gjermania, Italia, Franca, SHBA etj. Ju e dini që Fan Noli është autor i historisë së Skënderbeut, një njohës i Skënderbeut. Si ai në atë kohë nuk kishte.

Vjen filmi në Amerikë, Boston dhe kam gjetur ditarin e Qerim Panaritit, që ishte editor i Diellit, mik i ngushtë i Nolit. “Që thotë në fillim shtatori të viti 1955, shkuam me Nolin dhe pamë filmin Skënderbeu, i pëlqeu shumë. Mbas dy ditësh shkuam përsëri, Fan Noli shkoi e pa dy herë filmin”. Sepse ishte mishërim i gjallë i gjithë asaj që Noli kishte studiuar, dhe kishte botuar për Skënderbeun. Kam blerë një koleksion në Itali të posterave të filmit Skënderbe, aty tregohen imazhe të tëra nga ky film, shumë të bukura, me ngjyra. Ky film ka bërë epokë, histori. Nga ana artistike, e ngjyrave, lojës së aktorëve, regjisorit, është një nga filmat më të shquar të kinematografisë. Çdo vit në festivalin e Kanës, bëhet një përkujtesë e së kaluarës. Nëna ime është e vetmja aktore gjallë sot e këtij filmi dhe mund të marrë pjesë në festival, pasi këtë vit shënohet 70-vjetori i filmit”, tha Alibali./M.K-dritare.net