Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkarkohet drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

Shkarkohet drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit
Alketa Hila, drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësorë është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, vetëm pak ditë pasi u emërua në këtë post.

Ajo ishte zv.drejtore dhe u emërua drejtoreshë pas shkarkimit të drejtorit të fondit disa ditë më parë.

Në vend të Hilës është emëruar Eduart Ahmeti i cili mbante me parë postin e drejtorit te Agjencisë se Prokurimeve Publike./ dritare.net