Na ndiqni edhe në

Shëndet

Zbulimi i profesorit të Harvardit për kolonoskopinë!

Zbulimi i profesorit të Harvardit për kolonoskopinë!

Hulumtimi i ri nga profesori i asociuar i shkollës së Harvard T.H. Chan School of Public Health, Mingyang Song dhe ekipi i tij tregon se ata me një rezultat të pastër në kolonoskopinë e tyre të parë mund të mos kenë nevojë për një tjetër për më gjatë, ndoshta shumë më gjatë sesa rekomandimi aktual prej 10 vjetësh.

Kanceri kolorektal është i dyti më vdekjeprurës pas kancerit të mushkërive. Ndërsa rastet në mesin e pacientëve të moshuar kanë qenë në rënie, ato në mesin e pacientëve më të rinj, 40 deri në 49 vjeç janë rritur gjatë dy dekadave të fundit dhe ekspertët nuk janë të sigurt për shkakun, informon dritare.net

Hulumtimi i fundit nga Profesor Song dhe kolegët ekzaminuan rezultatet e ekzaminimit të kancerit kolorektal dhe incidencën e kancerit kolorektal midis afro 200,000 pjesëmarrësve në tri studime të gjata. Studiuesit zbuluan se rreziku i zhvillimit të kancerit kolorektal ishte dukshëm më i ulët në mesin e atyre që kishin marrë një rezultat negativ të kancerit krahasuar me ata që nuk ishin ekzaminuar ende. Ekipi hulumtues më pas ndau grupin e rezultateve negative sipas faktorëve të rrezikut të jetesës për kancerin kolorektal. Rezultatet treguan se atyre me rrezik të ndërmjetëm iu deshën 16 vjet që të kishin të njëjtën incidencë të kancerit kolorektal, të grupit me rrezik të lartë në 10 vjet dhe ata që janë më pak të rrezikuar deri në 25 vjet nga ekaminimi i parë me rezultat negativ.

Studimi tregon se ata me një rezultat negativ nga kolonoskopia e parë mund të jenë në gjendje të zgjasin në mënyrë të sigurt intervalin e rikontrollit përtej 10 viteve të rekomanduara dhe për ata që janë më pak në rrezik, ndoshta deri në 20 vjet./K.C/dritare.net