
Ushqimet që duhet dhe s’duhet të hani kur jeni me cikël menstrual!
Dritare.net
Nevojat ushqyese të grave ndryshojnë gjatë gjithë ciklit menstrual dhe luhatja e hormoneve nuk është arsyeja e vetme për këtë. Ato gjithashtu humbasin minerale dhe vitamina përmes gjakderdhjes. Për të rikthyer këto humbje, ekspertët rekomandojnë një dietë të ekuilibruar në përputhje me ciklin e tyre. Disa produkte mund t'ju ndihmojnë të mbani nivel të shëndetshëm të vitaminave, mineraleve, ndërsa disa të tjera luftojnë dhimbjen e kokës, të vjellat, lodhjen etj.
Dritare.net ka sjellë për ju, disa ushqime që duhet t’i hani kur jeni me cikël dhe disa që nuk duhet.
-Hekuri është minerali që ju humbni më shumë gjatë ciklit. Nëse hani brokoli do ta zëvendësoni këtë humbje, madje do të keni më shumë magnez dhekalium në organizëm.
-Bananet mund të jenë zgjedhja juaj më e mirë për të ngrënë gjatë ciklit. Ato janë plot me kalium, magnez dhe fibra.
-Nëse keni nevojë për një justifikim për të ngrënë më shumë çokollatë, ja ku e keni! Çokollata e zezë përmban shumë minerale të shëndetshme si hekuri, magnezi, antioksidantët dhe flavanolet.
-Salmoni duhet të përfshihet në çdo dietë që konsiderohet e shëndetshme sepse përmban acide yndyrore të shëndetshme omega-3 dhe është një burim i pasur i proteinave. Hani salmon gjatë ciklit për të zvogëluar inflamacionin, lehtësuar dhimbjet dhe rregulluar ciklin menstrual, këshillon dritare.net
-Xhinxheri është i mirë për të kontrolluar inflamacionin, por gjithashtu do t'ju lehtësojë dhimbjet menstruale.
Hani sa më shumë fruta në mënyrë që të rritni nivelet e humbura të vitaminave. Agrumet janë të mira. Përveç vitaminave, ato përmbajnë shumë fibra dhe ujë, të cilat do ta mbajnë trupin tuaj të hidratuar.
Gjatë ciklit nuk duhet të pini qumësht, të hani gjëra pikante, apo të pini kafe!/L.F/dritare.net

















