Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Pse është e rrezikshme të përdorësh telefonin në tualet

Studimi: Pse është e rrezikshme të përdorësh telefonin

Një studim i publikuar në revistën PLOS One ka zbuluar se përdorimi i smartphone-ve gjatë qëndrimit në tualet lidhet me një rrezik 46% më të lartë për zhvillimin e hemorroideve.

Hemorroide janë zgjerime të venave në rektum dhe anus që shkaktojnë kruarje, dhimbje dhe gjakderdhje. Sipas studiuesve, problemi nuk lidhet me konstipacionin apo shtyrjen e tepërt, por me kohën e gjatë të qëndrimit ulur në tualet – gjë që ndodh shpesh kur njerëzit humbasin ndjenjën e kohës duke shfletuar rrjetet sociale.

Nga 125 të rritur të përfshirë në studim, 66% pranuan se përdorin telefonin rregullisht në tualet, duke kaluar më shumë kohë aty krahasuar me ata që nuk e marrin me vete. Pothuajse gjysma e tyre lexonin lajme, ndërsa të tjerët përdornin rrjetet sociale.

Ekspertët shpjegojnë se qëndrimi i zgjatur në tualet, sidomos me pozicionin e uljes që nuk mbështet legenin, rrit presionin në zonën rektale dhe shkakton grumbullim gjaku, duke çuar në hemorroide. Për më tepër, qëndrimi i përkulur mbi telefon dëmton edhe posturën gjatë jashtëqitjes.

Mjekët këshillojnë:

Mos e merrni telefonin në tualet.
Kufizoni kohën e qëndrimit në 3 deri në 5 minuta.
Ngrihuni dhe provoni më vonë, në vend që të rrini gjatë mbi WC.
Ndryshe nga shumë gjëra të tjera në jetë ku këshillohet të ngadalësojmë, ekspertët thonë: “Në tualet nuk duhet të zgjatemi.”/dritare.net