Na ndiqni edhe në

Shëndet

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e mbingarkesës mendore!

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e

Nga Vanity Fair Italia

Ngarkesa mendore është një gjendje psikofizike që ndodh kur rrjedha e mendimeve që lidhen me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme dhe organizimi i tyre e turbullon mendjen pothuajse vazhdimisht. Në shumicën e rasteve, kjo mbingarkesë psikologjike prek gratë. Në të vërtetë, vetë termi ishte vendosur pikërisht për gratë, për të tërhequr vëmendjen ndaj një problemi që prek kryesisht universin femëror.

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e

Ngarkesa mendore: çfarë është saktësisht dhe pse shqetëson gratë?

Termi ngarkesë mendore u prezantua për herë të parë në vitin 1984 nga sociologia Monique Haicault dhe mishëron peshën e asaj barre të padukshme që vjen nganjëherë në jetë, shkak i punës apo përgjegjësive të menaxhimit të shtëpisë.

Sipas skemave tradicionale, stereotipave dhe retorikës ende të përhapur në shoqërinë tonë, gratë janë rojet e shtëpisë. Kjo do të thotë se, edhe sot, janë ato që marrin përsipër pjesën më të madhe të punës konjitive dhe emocionale të nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve të përditshme. Ngarkesa mendore është pikërisht kjo: e gjithë pjesa organizative e menaxhimit të shtëpisë dhe familjes.

Nga ngarkesa mendore nuk përjashtohen as ata që nuk kanë partner apo fëmijë. Krahas shtëpisë, ankth shkaktojnë edhe përgjegjësitë që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj prindërve, sidomos nëse janë të moshuar, marrëdhëniet emocionale me familjen dhe miqtë, si dhe menaxhimi i pagesës së taksave administrative.

Nëse kësaj i shtojmë nevojën për të qenë vazhdimisht produktive, të disponueshme dhe performuese në vendin e punës, është e lehtë të kuptohet pse për shumë gra nuk është gjithmonë e lehtë të arrihet një ekuilibër i mirë midis sferës profesionale dhe asaj private.

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e

Ngarkesa mendore: pasojat në mirëqenien, shëndetin fizik dhe mendor

Një ngarkesë e tepërt mendore mund të ketë pasoja serioze në shëndet dhe të çojë, në rastet më të rënda, në gjendje akute ankthi, sulme paniku ose depresion. Për të mos përmendur një sërë efektesh të tjera anësore, si pagjumësia, lodhja kronike, ulja e dëshirës seksuale dhe problemet e marrëdhënieve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka dyshime: stresi është e keqja e shekullit të 21-të. Në të vërtetë, raporti më i fundit botëror i Shëndetit Mendor zbuloi se janë 301 milionë njerëz në botë me çrregullime ankthi dhe 208 milionë me depresion. Këto patologji duket se janë më të përhapura në popullatën femërore: 5% e femrave janë të prekura nga ankthi dhe 4,5% vuajnë nga çrregullime depresive, kundrejt 3% të meshkujve.

Ngarkesa mendore: mendimi i ekspertit

Por si mund ta shmangim që jeta e përditshme dhe përgjegjësitë e shumta të na çojnë në një mbingarkesë mendore? Para së gjithash, rreziku duhet të njihet mirë. Prandaj biseduam për këtë me Dr. Valeria Fiorenza Perris, Psikoterapiste dhe drejtore klinike e shërbimit të psikologjisë në internet Unobravo, që ka një ekip prej 2500 psikologësh.

Ngarkesa mendore është ajo gjendje që nxit ankth e që na përshkon kur ndiejmë se kemi dështuar sepse nuk kemi respektuar ato qëllime që i kishim imponuar vetes ose kur mendojmë që nuk menaxhojmë dot në mënyrë të përsosur çdo aspekt të jetës sonë, na bën të ndihemi të dobëta dhe të pafuqishme. Shpesh, kur përpiqeni të keni gjithçka nën kontroll neglizhoni veten tuaj. Janë të shumta gratë që janë të mbingarkuara nga angazhimet e përditshme, lënë mënjanë karrierën e tyre ose, më keq akoma, heqin dorë nga interesat, pasionet dhe aspiratat personale. Në planin afatgjatë, kjo mund të çojë në një humbje progresive të motivimit dhe dëshirës për të bërë gjëra, duke çuar një gjendje pakënaqësie të thellë.

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e

Jemi ne femrat që vuajmë më shumë sepse edhe tani jemi ne ato që menaxhojmë jetën e përditshme familjare…

Vëmendja për këto çështje ka ndezur më në fund debatin për shpërndarjen e përgjegjësive brenda çiftit. Ajo që peshon më shumë, përveç kryerjes së detyrave të ndryshme ditore, është edhe organizimi i tyre. Edhe përpara kryerjes së një aktiviteti, është thelbësore të jesh e vetëdijshme se çfarë duhet bërë dhe si duhet të bëhet. Ju duhet të planifikoni afatet kohore dhe hapat e nevojshëm. Edhe pse gjërat kanë filluar të ndryshojnë, është e pamohueshme që menaxhimi i jetës familjare dhe aktiviteteve të përditshme është ende shumë shpesh përgjegjësi e grave, përcjell dritare.net

Dhe këtu e kam fjalën edhe për ato vajza e gra beqare apo të ndara, ndoshta me fëmijë, të cilat nuk mund të mbështeten te partneri dhe e gjejnë veten të vetmuara në menaxhimin e gjërave të përditshmërisë.

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e

Sa keq na ka bërë miti i "shumë detyrave"?

Ne jetojmë në një shoqëri që lavdëron multitasking dhe mitin Wonder Woman. Shpeshherë, kur e detyrojmë veten të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë, për të pasur gjithçka nën kontroll ne përfundojmë të stresuara, të mbingarkuara nga angazhimet dhe shqetësimet.

Në planin psikologjik, çfarë pasojash mund të ketë një gjendje e vazhdueshme e mbingarkesës mendore për një kohë të gjatë?

Në planin afatgjatë, ngarkesa mendore mund të ketë pasoja të rëndësishme në anën psikologjike dhe në shëndet. Kambanë alarmi janë nëse ju ndiheni shpesh të stresuara, të shqetësuara, nuk keni humor, motivim dhe dëshirë për të bërë gjërat që do të donit t’i bënit. Për më tepër, ngarkesa e tepërt mendore mund të çojë në pagjumësi, lodhje kronike dhe ulje të dëshirës seksuale. Ekspozimi i zgjatur ndaj stresit mund të çojë në një shpërthim emocional personal ose në marrëdhënieje, për shembull të shpërtheni ndaj partnerit, familjes ose miqve. Së fundi, në rastet më të rënda, ngarkesa mendore mund të çojë në shfaqjen e gjendjeve akute të ankthit, deri në sulme paniku, apo depresion.

Megjithatë, unë mendoj se manifestimi i sëmundjes është i ndryshëm nga gruaja në grua...

Fatkeqësisht nuk ekziston një rregull i artë, i vlefshëm për të gjitha femrat për të mos rënë në gjendjen e “mbingarkimit” mendor. Secili person ka kufirin e tij, realitetin me të cilin duhet të përballet. Mënyra e vetme është të na dëgjoni, të mos injoroni nevojat tuaja dhe të gjeni mbështetjen që ju nevojitet. Dëgjimi i njëri-tjetrit dhe ndërgjegjësimi për lodhjen, fizike, mendore dhe emocionale që ndjejmë është hapi i parë drejt emancipimit nga ngarkesa mendore. Ne kurrë nuk duhet të kemi turp ose frikë të pranojmë dhe shprehim lodhjen, zhgënjimin ose frikën se mos ia dalim.

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e

Sa e rëndësishme është të dish të heqësh dorë, të dish të thuash mjaft, pa u ndjerë në faj?

Është thelbësore t'i lejoni vetes mundësinë për të kufizuar veten. Nuk është gjithmonë e lehtë të merresh me gjithçka, të heqësh dorë nga diçka mund të jetë një mënyrë për t'i dhënë zë lodhjes sonë. Nuk duhet të hezitojmë të kërkojmë ndihmë nga njerëzit që janë pranë nesh, si në nivel emocional, duke ndarë mendimet dhe shqetësimet me një partner apo dikë të besuar, ashtu edhe në atë praktik, duke ua lënë atyre disa detyra.

A mund të jetë delegimi i detyrave një mundësi shpëtimi?

E kuptoj që shpesh vështirësia në delegim e detyrave lidhet me nevojën për kontroll. Ne mendojmë se askush nuk mund t’i kryejë ato detyra siç i bëjmë ne. Por të delegosh do të thotë: të pranosh që një person tjetër mund ta trajtojë diçka ndryshe nga ne dhe të besosh se, pavarësisht nga mënyra e tyre e veprimit, ata do t'ia arrijnë qëllimit.

Kambanë alarmi për gratë! Si t’i dallojmë simptomat e

Që të kemi edhe më shumë kohë për veten, ndoshta…

Të krijojmë një hapësirë për veten tonë është gjithmonë një ide e mrekullueshme.

Pra, fjalët kryesore për të dalë nga një gjendje e ngarkesës mendore janë: të dëgjojmë veten, të delegojmë detyra dhe të komunikojmë?

Komunikimi i hapur me ata që na rrethojnë është një rregull i artë dhe është akoma më shumë kur jeni duke përjetuar një situatë të pakëndshme. Mos kini frikë t'i jepni zë lodhjes ose zhgënjimit tuaj! Ngarkesa mendore nuk duhet të jetë më e padukshme. Ngarkesa mendore nuk duhet të bëhet pengesë e pakapërcyeshme për askënd, për këtë arsye është thelbësore që bisedat për këtë temë të intensifikohen dhe të ndërmerren gjithnjë e më shumë veprime ndërgjegjësuese dhe parandaluese/K.C/dritare.net