Na ndiqni edhe në

Bota

Kate Middleton: Përdorimi i tepërt i ekranit dëmton jetën familjare

Kate Middleton: Përdorimi i tepërt i ekranit dëmton jetën

Princesha e Uellsit, Catherine, ka paralajmëruar se përdorimi i tepërt i telefonave dhe ekranëve po krijon një epidemi të distancimit mes njerëzve
dhe po ndikon negativisht në jetën familjare. Ajo thotë se pajisjet digjitale shpesh na shpërqendrojnë dhe na bëjnë fizikisht të pranishëm, por mendërisht larg nga njerëzit që na rrethojnë.

Në një ese të publikuar nga Royal Foundation Centre for Early Childhood, Catherine thekson rëndësinë e lidhjeve të ngrohta brenda familjes dhe zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale te fëmijët. Ajo paralajmëron se teknologjia mund të pengojë këto procese dhe të rrisë izolimin dhe vetminë.

Princi William ka treguar se asnjë nga tre fëmijët e tyre nuk ka smartfon, duke dhënë shembullin e tyre për kufizimin e kohës para ekranit. Princesha thekson se fëmijët duhet të inkurajohen të ndërtojnë marrëdhënie të ngrohta dhe të zhvillojnë aftësi që do t’i ndihmojnë gjatë gjithë jetës.

Ajo përfundon se “po rrisim një gjeneratë më të lidhur digjitalisht, por më të izoluar dhe më të vetmuar,” duke nxjerrë në pah nevojën për dashuri dhe vëmendje të sinqertë brenda familjes./K.C/dritare.net