
Video/ Merr fund arratisja, Cllevio kthehet me pranga nga Dubai, akuzohet për përndjekje të Noizy-t
Dritare.net
Është ekstraduar nga Dubai në Tiranë 39-vjeçari Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit “Cllevio”.
Sipas njoftimit zyrtar të Interpol Tiranës, operacioni u zhvillua në kuadër të aksionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, me qëllim kapjen dhe kthimin në Shqipëri të personave të shpallur në kërkim që fshihen në Dubai.
39-vjeçari, me origjinë nga Lushnja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Ai akuzohet se për disa vite ka përndjekur fizikisht dhe në rrjetet sociale shtetasin Rigels Rajku (Noizy) dhe familjarë të tij.
Gjithashtu, Kleviol Ahmetaj është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë që i ishte caktuar më herët.
Autoritetet shqiptare njoftojnë se pas mbërritjes në Tiranë, 39-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në zbatim të vendimeve gjyqësore në fuqi./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















