
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zbardhet dëshmia e rojes së sigurisë!
E Enjte 9 Tetor 2025, 10:10
Dritare.net
Roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre pas vrasjes në sallë të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, është lënë në burg. Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë i sëmurë, pasi vuan nga diabeti. Para se autori, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij të kalonin në detektorin metalik, ai ka deklaruar se ka njoftuar kancelarin se nuk ndihej mirë dhe pas 1 ore është larguar.
“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelarja më dha leje për t'u larguar, por nuk jam zëvendësuar”, tha ai./K.C/dritare.net

















