
Gazment Bardhi kërkon dorëheqjen e ministres Koçiu pas vrasjes së gjyqtarit
Dritare.net
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se seanca e sotme duhej të kishte nisur me dorëheqjen e ministres së Brendshme. Ai e cilësoi të papranueshme që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit, ndërsa ministrja, sipas tij, mashtron opinionin publik duke mohuar përgjegjësitë e Policisë së Shtetit.
"Sot seancën duhet ta kishim nisur me dorëheqjen e ministres. Gjyqtari të vritet në sallë duke dhënë vendimin, dhe ministra e Brendshme të gënjejë opinionin publik se nuk ka detyrime. Së pari sipas legjislacionit, është detyrë e Policisë së Shtetit të garantojë Sigurinë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ju nxori zbuluar ku publikoi korrespondencën ku kërkonte për shkak të kërcënimeve të gjyqtarëve, kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte.
Kjo çështje nuk mund të kalojë si ngjarje dite apo jave. Kurrë nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ngjarja ka tronditur opinionin ndërkombëtar. Shpjegoi se nuk ka punonjës policie, nuk ka shkuar ndonjëherë në gjykatë. Kryeministri duhet të vijë të japë shpjegime. Nuk është ngjarja e parë e rëndë në Gjykatën e Apelit.", tha Bardhi në Kuvend./K.C/dritare.net

















