Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm

Berisha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të parashikuara për 8 nëntor, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar publikisht duke përshëndetur aktin e gjykatës si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të rendit kushtetues. Në deklaratën e tij, Berisha vlerësoi vendimin unanim të gjyqtarëve si një garanci për respektimin e Kushtetutës ndaj, siç i quajti ai, “armiqve të saj”. Ai gjithashtu shprehu bindjen se të gjitha partitë do të rikonfirmojnë kandidaturën e Florian Binajt, i cili, sipas tij, është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Tiranës.

"Besoj se të gjitha partisë do të rikonfimojnë Florian Binaj, siç jeni në dijeni u prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi nga qytetarët e Tiranë.

Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim që unë e përshëndes, si një akt të një rëndësie të madhe të mbrojtjes kushtetuese. Në mbrojtje të kushtuetshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetueshmërinë dhe kushtetutën nga armiqtë e tyre për të mos thënë një fjalë tjetër, nga horrat e shtetit.", tha Berisha./K.C/dritare.net