
S’ka zgjedhje më 9 nëntor në Tiranë. Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit Begaj!
E Enjte 9 Tetor 2025, 14:02
Dritare.net
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës të caktuara më datë 9 nëntor.
Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Bëhet me dije se vendimi u mor unanimisht nga e gjithë trupa e Gjykatës Kushtetuese.

















