
Nis mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve / Mbajnë një minutë heshtje për Astrit Kalanë
Dritare.net
Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë
Në ambientet e Gjykatës së Lartë ka nisur paraditen e sotme mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve. Takimi po zhvillohet me praninë e të gjithë anëtarëve të trupës gjyqësore, ndërsa në hapje të punimeve është mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.
Ky gjest solemn u shoqërua me fjalë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin e drejtësisë shqiptare gjatë viteve të shërbimit të tij.
Mbledhja e jashtëzakonshme pritet të fokusohet në çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin e brendshëm të sistemit gjyqësor dhe zhvillimet e fundit në drejtësi. Detaje të mëtejshme mbi vendimet apo diskutimet që do të dalin nga kjo mbledhje pritet të bëhen publike pas përfundimit të saj./K.C/dritare.net

















