
Rama shkarkon prefektët e Fierit dhe Vlorës, ja kush i zëvendëson!
E Mërkurë 8 Tetor 2025, 21:09
Dritare.net
Me anë të një VKM-je janë shkarkuar Arben Çuko dhe Plator Nesturi nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.
Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi
“-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria/./K.C/dritare.net

















