Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mazhoranca voton 4 rezolutat e ditës, opozita protestë në Kuvend

Mazhoranca voton 4 rezolutat e ditës, opozita protestë në Kuvend

Pas nisjes së seancës parlamentare, fjalën e mori sërish kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, por kryetari i Kuvendit e ndërpreu pasi nuk iu përmbajt procedurës. Më pas, Niko Peleshi prezantoi për votim katër raporte të institucioneve, propozim i bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP): 76 vota pro, 2 kundër.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024: 76 vota pro, 0 kundër.
Entitetet rregullatorë ERRU dhe ERE për vitin 2024: 76 vota pro.
Entiteti rregullator i ujit për vitin 2024: 74 vota pro, 1 kundër.
Gjatë procesit të votimit, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë për të protestuar kundër mbylljes së seancës parlamentare./K.C/dritare.net