Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hamasi: Lufta përfundoi

Hamasi: Lufta përfundoi

Zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka deklaruar se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë se “lufta ka përfunduar plotësisht”.

Në një deklaratë për mediat, Hayya tha se marrëveshja e arritur përfshin armëpushim të përhershëm, tërheqjen e trupave izraelite, lejimin e ndihmave humanitare dhe rhapjen e kalimit të Rafahut me Egjiptin.

Ai po ashtu sqaroi se pjesë e marrëveshjes është edhe një shkëmbim pengjesh dhe të burgosurve, që do të përfshijë lirimin e 250 personave të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1,700 të ndaluar nga Gaza pas 7 tetorit, si dhe të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në paraburgim.

Sipas tij, Hamas është në procesin e finalizimit të fazave të mbetura të marrëveshjes, e cila pritet të hapë rrugën për një stabilitet më të qëndrueshëm në rajon.

Megjithatë, qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar ende marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa as Izraeli dhe as SHBA-ja nuk kanë komentuar mbi deklaratat e Hamasit.

Kjo zhvillim vjen pas një vale takimesh diplomatike – mes të cilave mbledhja e kabinetit izraelit, fjalimi i Presidentit Donald Trump në Uashington, dhe takimi i ministrave të jashtëm arabë dhe evropianë në Paris – të cilat synojnë të sigurojnë fundin e luftimeve në Gaza./dritare.net