
Fotot/ Çfarë nuk u pa nga seanca e sotme plenare!
E Enjte 9 Tetor 2025, 12:12
Dritare.net
Tensionet kanë shoqëruar seancën e sotme parlamentare, ku u votuan rezolutat për katër institucione.
Deputetët e Partisë Demokratike zaptuan për disa minuta foltoren, çka detyroi Taulant Ballën, kreun e grupit të Partisë Socialiste, të kërkonte që të kaloheshin menjëherë në votim.
Siç duket edhe nga fotot e LSA-së, Flamur Noka ishte i pari që zuri foltoren, ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi të drejtën e fjalës për seancën e sotme./K.C/dritare.net

















