Na ndiqni edhe në

Shëndet

Gjethet e dafinës/ Kura natyrale kundër refluksit dhe gripit

Gjethet e dafinës/ Kura natyrale kundër refluksit dhe gripit

Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të gjetheve të thata të dafinës të renditura

Zgjidhje për refluksin ose urthin

Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem. Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve. Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer. Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni një centimetër xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 300 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë derisa të rregulloni organizmin.

Gjethet e dafinës për shëndetin e zemrës

Ata që vuajnë nga problemet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni për 4 javë.

Gjethet e dafinës/ Kura natyrale kundër refluksit dhe gripit

Infeksionet dhe të ftohurat

Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat. Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës. Nëse vuani nga tështimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.

Në ndihmë të gjumit

Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekullira.

Problemet me veshkat

Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë edhe formimin e gurëve./dritare.net