Na ndiqni edhe në

Shëndet

A mund ta dëmtojë shëndetin tonë edhe një sasi e vogël alkooli?  Hulumtimi i ri ndryshon faktet! 

A mund ta dëmtojë shëndetin tonë edhe një sasi e
Vera e gëzon zemrën. Kjo frazë duket se po humbet shkëlqimin e saj të mëparshëm, veçanërisht pas zbulimeve të reja që tregojnë rreziqet kardiovaskulare pas konsumimit të sasive edhe të vogla të alkoolit.
Megjithëse ne besonim se pak alkool nuk të prish, një analizë e re gjithëpërfshirëse e publikuar nga Harvard zbulon se sa më shumë pimë, aq më i madh është rreziku për vdekje të parakohshme. Pra, sipas studimit të The Global Burden of Diseases, i cili analizoi nivelet e përdorimit të alkoolit dhe efektet e tij në shëndet në 195 vende nga viti 1990 deri në vitin 2016, asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt për trupin e njeriut. Megjithëse studime të panumërta shkencore kanë mbështetur idenë se një gotë verë e kuqe në ditë mund të jetë e mirë për zemrën, ky hulumtim global hedh poshtë idenë se edhe një sasi e vogël mund të jetë e pashëndetshme.

Sipas raportit, alkooli çoi në 2.8 milionë vdekje në vitin 2016. Po ashtu ishte faktori kryesor i rrezikut në mbarë botën për lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përbërë gati 10 për qind të vdekjeve në mesin e njerëzve të moshës 15 deri në 49 vjeç. Sipas studimit, për të rinjtë, tre shkaqet kryesore të vdekjeve të lidhura me përdorimin e alkoolit ishin tuberkulozi, lëndimet fatale në trafik dhe vetëdëmtimi. Konsumimi i alkoolit ishte shkaku kryesor i kancerit për njerëzit mbi 50 vjeç.
Alkooli, sipas një informacioni të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është një substancë toksike, psikoaktive, që krijon varësi dhe është klasifikuar si kancerogjen për dekada. Alkooli shkakton të paktën shtatë lloje të kancerit, duke përfshirë llojet më të zakonshme të kancerit, si kanceri i zorrëve dhe kanceri i gjirit të femrave. Etanoli (alkooli) shkakton kancer përmes mekanizmave biologjikë, pasi përbërja shpërbëhet në trup, që do të thotë se çdo pije që përmban alkool, pavarësisht çmimit dhe cilësisë, mbart rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Sigurisht që rritja e rrezikut për t’u prekur nga kanceri është proporcionale me rritjen e sasisë së alkoolit që konsumojmë. Megjithatë, të dhënat më të fundit të disponueshme tregojnë se gjysma e kancereve të lidhura me alkoolin në Rajonin Evropian të OBSH-së shkaktohen edhe nga konsumimi i një sasie të vogël të alkoolit, më pak se 1.5 litra verë ose 3.5 litra birrë në ditë në javë./K.C/dritare.net