Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shenasi Rama e Grid Rroji tregojnë manifestin e “Bleta Shqiptare” për Shqipërinë

Shenasi Rama e Grid Rroji tregojnë manifestin e “Bleta
“Bleta shqiptare” është lëvizja më e re në vend e iniciatorë të saj janë dy shqiptaro-amerikanë, Shenasi Rama, dhe Grid Rroji. Të ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora Neës, ata kanë shpjeguar se ku konsiston kjo lëvizje

Sipas Z.Shenasi Rama, pedagog i Universitetit të Nju Jorkut në Nju Jork: Bleta Shqiptare është një forum me intelektual nga të gjitha trojet kombëtare dhe që do të analizojë të gjitha zhvillimet më të fundit në prizmin e interesit kombëtar të shqiptarëve. Aty të gjithë shqiptarët munden me gjet informacione lidhur me problematikën e çështjeve shqiptare.

I pyetur nëse është i ashpër kundrejt kësaj klase politike dhe pse vet ka qenë një nga kontribuuesit,

Rama: Kjo është një bandë politike dhe se ai kam kontribuar që të shmanget gjakderdhja, mos të ketë vëlla vrasje, që të ndërtohet një Shqipëri më e mirë…Nuk ja dola që në atë kohë të nxirrja jashtë Sali Berishën, por ja dolëm që partinë që u organizua ta transformonim në parti gjithëpërfshirëse dhe të përfshinte dhe segmente të tjera që ishin të pa dëshirueshëm për individ si Sali Berisha. Berisha erdhi i rekomanduar pasi ishte e vetmja figurë politike që pranohej nga udhëheqja e Tiranës dhe partiake e asaj kohe. Sali Berisha ishte si pasqyra, bosh për brenda por i tregonte atyre atë fytyrë që donin të shihnin.

Për Grid Rrojin, ideja e shtet kombit ka qenë ajo që e ka bërë të jetë pjesë e këtij forumi dhe si një përpjekje për të thënë të vërtetën. Sipas tij, mënyra se si është organizuar shteti është për t’i shërbyer vetëm disa bandave.

Rroji: Këtu nëse je ministër bëhesh milioner e nëse je kryeministër bëhesh miliarder. Është një sistem ku të gjithë vjedhin dhe asnjë që ka qenë në pushtet nuk i ka shpëtuar kësaj.

Sipas Shenasi Ramës, klasa politike ka përdorur ndasitë e së shkuarës për të manipuluar shoqërinë shqiptare deri në ekstrem.

Rama: Ne na duhet një fillim i ri ku njerëzit që shohin nga e ardhmja duhet të kenë mundësi të shohin njëri tjetrin në sy.

Ne kemi një qasje ideologjike-thotë Z. Rroji-dhe këtë e kemi paraqitur te manifesti i Bletës Shqiptare. Ku nuk gjen vetëm arsyet pse kemi ardhur deri këtu por gjen dhe zgjidhjet e mundshme.

Por për Shenasi Ramën, paria e Tiranës ndjek një teknik për të shkatërruar çdo forcë të re.

Rama: Pasi ju thotë njerëzve që për të pasur një parti politike mjafton një adresë, një nr telefoni dhe disa financa dhe të hyni në zgjedhje por nuk është gjithmonë kështu. Pasi ka dhe mënyra të tjera si është ndryshimi i mendësisë, pasi njerëzit duhet ta shohin veten dhe vendin ku jetojmë një këndvështrim tjetër vetëm atëherë bëhet i mundshëm edhe ndryshimi politik. Kjo duhet ndjekur dhe pse kjo është një rrugë më e gjatë. Ne kemi bindjen se ky sistem është duke shkuar në greminë e ne na duhet një zgjidhje e re. Kjo vjen vetëm me ndërgjegjësimin e njerëzve. Dhe ne besojmë se shteti ka një legjitimitet tjetër dhe shqiptarët të kenë zërin e tyre në shoqëri.

Ajo që ne po bëjmë është një qasje ideologjike që krijon një ndarje midis njerëzve që  janë të sulmueshëm. Në qoftë se njerëzit binden se kjo është rruga e duhur duhet ta çojnë përpara këtë ideologji,dhe kjo qasje është e ndryshme dhe ka si prioritet solidaritetin kombëtar. Por kështu si po shkojmë kulmi i katastrofës nuk ka morritur akoma. Pasi nëse në 1990, 95-98 % e shqiptarëve e deklaronin veten shqiptarë sot ky nr është 70 % pra nëse do vazhdoj kështu Shqipëria do të shndërrohet në një shtet pakicash.

E nëse kanë vendosur për të krijuar një parti politike e për të marr pjesë në zgjedhje Shenasi Rama thotë:

Absolutisht jo pasi kjo përpjekje është e destinuar të dështojë në Shqipëri. Pasi nuk përballesh me struktura politike por me struktura mafioze. Por kjo që po ndodh me ne është tragjike por nuk është e pakthyeshme. Shqiptarëve do ju dal gjumi dhe nuk vazhdon dot më ky sistem.

Ne do të jemi kudo ku ka shqiptarë dhe do të mobilizohemi si vëllezër. Qëllimi jonë është organizimi, krijimi i besimit, thyerja e frikës e ndërtimi i shpresës. Një ditë do ta bëjmë se zgjedhjet janë një herë në 4 vjet e kombet jetojnë me mijëra vjet .

Grid Rroji: Kjo është një zgjidhje shumë e vështirë që kërkon kohë, shumë punë, kërkon ndryshim mendësie dhe pritshmërisë por në këmbim do marrim një shtet të konsoliduar.

Ka një grup njerëzish që po kontribuojnë në këtë manifest. Ne na intereson që te riorganizojmë shoqërinë shqiptare, duke ia kthyer dinjitetin./ora news