Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Sallatë pure me patate dhe proshutë

Sallatë pure me patate dhe proshutë
Tashmë për të bërë një sallatë të shijshme mund të kombinoni patatet dhe proshutën së bashku. Ja si ta realizojmë një të tillë:

Përbërësit:

500 gram patate

6 feta proshutë derri

1 qepë të kuqe

1 thelpi hurdhër

kripë, piper

1 limon

vaj ulliri

½ tufë majdanoz

Përgatitja:

Në fillim ziejmë patatet me pak kripë. Më pas i qerojmë dhe i hedhim në blender. I shtojmë 2 lugë vaj ulliri, lëngun e limonit të plotë, një majë lugë kafe me piper dhe i rrahim për 1-2 minuta. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim proshutën dhe më pas e presim në copa të vogla.

Ia hedhim puresë së patatave dhe sipër i shtojmë qepën e kuqe të grirë hollë, hurdhrën e grirë imët dhe i përziejmë mirë. Në fund e shërbejmë dhe sipër i shtojmë majdanozin. E lëmë në frigorifer të ftohet për rreth 30 minuta dhe sallata me patate e proshutë është gati!