Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Salianji mbron Bashën: Biografia e familjes argument monist

Salianji mbron Bashën: Biografia e familjes argument monist
Deputeti i ardhshëm i PD, Ervin Salianji përmes një statusi në facebook, u është përgjigjur të gjithë kritikuesve të Bashës, për rolin që luan kunati dhe gruas së kreut të PD në parti.

Sipas Salianjit, biografia e familjes është një argument monist dhe shkretim i mendimit. Ai thotë se ndërsa duhet të kishte argument për mënyrën e organizimit apo vendimmarrjen, ndërtohen konspiracione.

STATUSI I SALIANJIT

Biografia e familjes, argument monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit! Lulzim Basha ka përgjegjësi për zgjedhjet dhe e ka marrë përgjegjësinë për zgjedhjet.

Çdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues të lartë të administratës ka përgjegjësi për zgjedhjet! Se sa dhe se si do ta vlerësojnë me votë anëtarët e PD-së dhe po ashtu analiza e plotë në çdo seksion të Partisë Demokratike.

Ndërsa duhet të kishte argument për mënyrën e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndërtohen konspiracione dhe akoma më keq i bëhet biografia e familjes si në monizëm, ky është mjerim politik, mungesë argumenti dhe shkretim i mendimit përveçse dëshpërim i papërmbajtur personal!/ dritare.net