Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Xhunga nis ciklin: Dritare në Turizëm

Rudina Xhunga nis ciklin: Dritare në Turizëm
“Dritare me Rudinën” do i dedikohet nga kjo e martë, turizmit. Të gjithë ministrat e linjës, nga Blendi Klosi i Turizmit, Elva Margariti e Kulturës, Ogerta Manastirliu e Shëndetësisë, si dhe drejtues të Ministrisë së Rendit apo drejtorisë detare, biznesit dhe medias sociale, do të jenë të ftuar të këtij edicioni veror.

Rudina Xhunga, drejtuese e emisionit i ka kushtuar çdo vit turizmit emisione të tëra, duke e trajtuar si mundesinë e artë të Shqipërisë për t’u zhvilluar.

Ky edicion xhirohet në Golem, në ambjentet e Prestige Resort, resorti me kapacitetet akomoduese më të mëdha në vend, i kthyer së fundmi në një oaz ndërkombëtar./dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=Imoa9A9twbY&feature=youtu.be