Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga: Gratë shqiptare janë një hap para. Të bëhemi bashkë, për emancipimin e burrave!

Rudina Xhunga: Gratë shqiptare janë një hap para. Të
Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ishte e ftuar sot në emisionin Shqipëria Live, në Top Channel, për të diskutuar për dhunën saj grave. Ajo u shpreh se gratë shqiptare janë te emancipuara, por problemi qëndron te burrat.

Rudina Xhunga: Britma  e vajzës në instagramin tim, ishte pa emër,  ishte e secilës prej nesh. Problemi i shoqërisë sonë është që gënjen, është hipokrite. Problemi i shoqërisë sonë është që nuk thotë të vërtetën për dhunën.  Ka pak njerëz që e pranojnë, po unë jam dhunuar. Po unë i druhem burrit tim.

Të siguroj që nuk janë vetëm vajza dhe gra me probleme ekonomike, në zonat rurale.  Gratë e dhunuara janë mes nesh. Gra ministre të dhunuara, gra deputete, gra mësuese, gra mjeke.

Si e mendoni ju në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, kur gruaja bëhet ministre dhe vjen në shtëpi, nuk ndjehet inferior burri i saj. Nuk mendon burri i saj që ç’është kjo që më përplas mua arrogancën, pavarësish parave dhe pushtetit, qe ai nuk i ka.

Si mendoni që mes tyre nuk ka probleme bashkëshortore? Por ato nuk flasin. Ato heshtin. Ne heshtim.

Po flas për gra në pushtet. Burrat nuk e përballojnë dot. Por gratë nuk flasin se u vjen turp. Burrat shqiptarë nuk e përballojnë dot zhvillimin e gruas. Gratë janë të zhvilluara, të emancipuara në Shqipëri. Ne problemin e kemi me burrat.

Ne nuk mund të vazhdojmë të çojmë në qendër rehabilitimi gratë. Ne duhet të rehabilitojmë, të edukojmë, të emancipojmë burrat. Që të mësohen me ne. Që jemi zhvilluar, emancipuar, zbukuruar, transformuar, trajnuar, abdetuar.

Gazetarja Erjona Rusi: Po pse nuk flasin këto gra atëherë për dhunën?

Rudina Xhunga: Sepse kane turp. Turpi është një prej makabriteteve shqiptare.   Kam njohur një grua që qante të bijën  që iu dogj në Gërdec. Vdiq nga turpi, i ishin djegur rrobat dhe nuk dilte që mos ta shihnin lakuriq dhe u dogj në një bunker. Ne po vdesim nga turpi. Nuk ka më kohë të turpërohemi. Është koha të edukohemi. Besoj te edukimi.

Dje më mori në telefon një shoqja ime e shkollës dhe më tha: A mund të ndihmosh? Ne ishim njësoj dikur, ajo  jeton në një qytet tw vogël dhe më kërkoi ndihme sepse  nuk shkonte dot të vizitohej se nuk e linte burri. Dhe ajo ishte si unë. Unë nuk kam asgjë më shumë se ajo, përveç guximit për t’ia përplasur në sy burrave te pagdhendur. Atyre që më thoshin ti nuk di, unë guxoja dhe u thosha se di më shumë se ju.

Kjo është e gjitha, duhet pak guxim. Bëjë për fëmijën tënd, bëjë për vete. Unë për këtë jam këtu për t’u thënë grave se unë jam njëra prej jush. Unë jam zëri juaj. Bëhemi bashkë. Jemi shumë pak për t’i lënë gratë tona të vriten. Dhe burrat tonë të vrasin gratë.

Dhe para se ta mbyll dua t’i drejtohem Anës,  që i mora borxh zërin.

Ti i bëre të gjitha. Nuk ishte faji jot, ikja e mamit.   Mundohu të edukosh fëmijën tënd të vogël. Mos qaj dhe kushtoju djalit tënd , e dashur Ana! Mësoje të rritet si një burrë qe i do gratë!/L.F-dritare.net