
Rita Ora, tani është ora! Yjet elektrizojnë sheshin Skënderbej
Dritare.net

Ora e super muzikës në shesh për të erdhi, me recitalin e natës së sotme. Kosova do të dominojë sot skenën. Para Rita Orës, Kida, ka kënduar LIVE në shesh.
Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit ku i ftuar special ishte Ermal Meta, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.
Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.
Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.
Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”./d.m-dritare.net

















