Riorganizimi i PS/ Sot zgjidhen delegatët e Kongresit
E Shtunë 16 Nëntor 2019, 08:08
Dritare.net
Partia socialiste do të zgjedhë sot delegatët e Kongresit. Për herë të parë në këto zgjedhje do të testohet votimi në rrugë elektronike. Kryeministri Edi Rama është shprehur se ky është një proces i cili do të sjellë ripërtëritjen e Partisë Socialiste, për t'u përgatitur për sfidën e 2021./L.F-dritare.net