Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehet Pastiçeri Reka, ku do gjesh llokume si në kohen e Enverit dhe torta si ajo e dasmës së Zogut

Rikthehet Pastiçeri Reka, ku do gjesh llokume si në kohen e Enverit
Nga Jonida Dama

Pastiçeri “Reka” rikthehet pas shumë kohësh për të vazhduar një  traditë shekullore të ëmbëlsirave. Themeluar në vitin 1924, nga  Mustafa Reka, ky biznes rikthehet nga dy stërnipërit e  tij, Enes dhe Siditi.

Një biznes modern i ndërtuar në gjurmët e së vjetrës, ruan me fanatizëm, jo vetëm shijen e ëmbëlsirave “Reka”, por edhe çdo objekt që i përkiste kësaj familjeje.

“Pastiçeria rivjen me të njëjtën shije, me të njëjtin përkushtim e dashuri, me të njëjtën kulturë familjare, në vijim të një tradite gati shekullore, duke na treguar se arti ka edhe anën e ëmbël të tij…”, tregon Siditi për dritare.net.

ac0c88b7-1180-4226-a072-0a0fe1948948

E rihapur, së fundmi në Komunën e Parisit, ai rrëfen se  akoma pa e hapur mirë  pastiçerinë, janë dyndur njerëzit: “Më dukej sikur klientët e prisnin rihapjen e “Pastiçerisë Reka”. Sidit tregon edhe historinë e familjes “Reka”, që indentifikohet me një traditë 92 vjeçare të prodhimit të ëmbëlsirave.

Dritare.net - Si lindi "Pastiçeri Reka"?

Ishte Mustafa Reka, ai që krijoi "Pastiçeri Rekën" në Tiranë, menjëherë pas kthimit të tij nga Turqia, ku shkoi për të studiuar teologji fetare dhe gjuhët e lindjes. Gjatë kohës së studimeve, për të përballuar shpenzimet, nisi punë në fabrikën më të famshme të ëmbëlsirave në Turqi, "Haci Bekir". Kjo fabrikë është e njohur në gjithë botën për prodhimin e llokumeve

Ishte pikërisht kjo përvojë, ajo që i dha Mustafa Rekës mjeshtërinë në përgatitjen e ëmbëlsirave, ku si specialitet i tij veçohej llokumi. Viti 1924, do t'i shtonte Tiranës një pastiçeri model, që me kohë do të kthehej në më të preferuarën e kryeqytetit, madje dhe të vetë familjes mbretërore.

Dritare.net  -Në atë kohë “Pastiçeri Reka”përgatiti edhe ëmbëlsira për familjet mbretërore?

Duke qenë se “Pastiçeri Reka” zgjeroi stafin e saj duke punësuar edhe njerëz të tjerë, por edhe duke bashkëpunuar me firmat nga më njohura italiane, zviceriane dhe austriake për prodhimin e çokollatave, bonboneve, karameleve, krijoi emër.

Kjo bëri që në vitin 1938, të përfshihej edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe tortës së Mbretit Zog, duke u përfaqësuar denjësisht, me të ftuarit në dasëm, jo vetëm mes të ftuarve shqiptarë por edhe atyre të huaj, që vinin nga familje të tjera mbretërore nga e gjithë bota.

Në këtë eviniment, u krijua edhe lidhja me Mbretin Faruk të Egjiptit, i cili porositi për dasmën e tij plot 250 kuintal llokume, nga Pasticeri Reka.

Dritare.net  - Mbeti i kënaqur Mbreti  i Egjiptit?

Mbreti Faruk , menjëherë pas festimeve si shenjë falenderimi për “Pastieri Rekën” dergoi një letër mirënjohjeje, e cila u dogj gjate djegjes së dyqanit në vitin 1944 nga një predhë, por mbeti shija e embel e mirenjohjes.

Dritare.net Gjatë periudhës së komunizmit, çfarë ndodhi me “Pastiçeri Rekën”?

Mustafa Reka gjatë kësaj periudhe bëhet shefi i Punishteve të Pastave për gjithë Tiranën.  Megjithëse nisi punë në shtet, ai nuk hoqi dorë kurrë nga pasioni i tij, duke mos e ndërprerë asnjëherë aktivitetin e tij privat për familjarë e klientë besnikë të tij,  Ndërsa, djali i tij Muhameti, ishte  ai që vazhdoi të punonte në bonbonerinë pranë rrugës së Barrikadave deri në vitin 1986.

Ende sot mbahet mend mire dhe kujtohet me nostalgji dyqani, në vitrinën e të cilit ekspozoheshin torta gjigande të papara, ku nuk mbetej fëmijë e i rritur pa ndaluar për t'i soditur.

Dritare.net  - Dyqanin e keni dekoruar edhe me mjaft objekte  të  vjetra. Të gjitha i përkasin familjes Reka?

Po, është e vërtetë në dyqan kemi ruajtur me fanatizëm shumë objekte të vjetra që i përkasin familjes tonë. Duke qenë se familja ishte shumë shumë e fiksuar dhe e kujdesshme pas gjërave të gjyshit, sot edhe ne kemi kënaqësinë t’i vendosim në dekorin e pastiçerisë, këto objekte.

Ndër të cilat janë, lugë akulloreje 100 vjeçare, radio e vjetër 90 vjeçare me gramofon që ka edhe këngë shqip edhe italiane. Kemi edhe foton e tortës së dasmës së Mbretit Zog. Na thoshte gjyshi vazhdimisht, “si nuk kemi një foto të tortës së Mbretit Zog”.269d0d7b-fa1c-4eb1-b5f6-5d013b6d0096

Foton e kemi parë rastësisht në emisionin “Opinion”, ndërkohë që Blendi Fevziu po shpjegonte se ishte torta e Mbretit Zog e përgatitur nga “Pastiçeri Reka”, dhe  fotoja ishte marrë nga një gazetë prestigjoze. Ishte ky emision që bëri që ta çonim amanetin e gjyshit, në vend. Foton  e morëm e zmadhuam dhe e vendosëm aty, ku është sot.

Dritare.net  - Çfarë ëmbëlsirash keni në pastiçerinë tuaj?3ae7726d-b09b-4311-9d28-e0d8f9b787c5

Ne në pastiçerinë tone, kemi një gamë të gjerë ëmbëlsirash por jemi munduar të ndërthurim ato modernet me tradicionalet.

Por, padyshim ne nuk mund të hapim një “Pastiçeri Reka”, pa patur sheqerparen, bakllavanë, apo edhe puftet, të cilat janë ëmbëlsira që i bën mami dhe janë receta të trashëguara, brez pas brezi. Jemi kapur fort, pas recetave të vjetra duke futur edhe receta të reja, që janë në kohën tani.

Nuk kemi humbur edhe llokumin “Reka” që ka qenë me emër.2db7b1cc-ec1d-471a-b6cc-c0dc86e00ffc

Për të mos humbur shijen, edhe sot e kësaj dite babai  ynë, Qemaludin e bën në mënyrë artizanale.

Si sipërmarrje e ka marrë vëllai im, Enes i cili ka 12 vite që ka ushtruar zanatin e  pastiçerit është i përfeksionuar në këtë profesion, duke trashëguar edhe gjithë  recetat e vjetra.

Por, këtu po punojmë të gjithë që të kënaqim klientin, sepse është një detyrim moral i joni që cilësinë që kanë patur të parët tonë, ta kemi edhe ne. I detyrohemi emrit të madh të Pastiçeri Reka./dritare.net