Këngëtarja e njohur, Anila Mimani është rikthyer pas shumë vitesh në mungesë në ekranin shqiptar. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar se ka vite që jeton larg Shqipërisë në Zvicër, dhe se është bërë nënë e dy vajzave prej disa vitesh. Anila nuk ka hequr dorë nga muzika, por në Zvicër dëgjohet tjetër rrymë muzikore dhe jo këngët që ajo bënte dikur. Madje, më tej shpjegon se ajo tashmë është një këngëtare e muzikës popullore. Anila Mimani ka rrëfyer gjithashtu se repertori i saj muzikor është shtuar edhe me këngë të reja