Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama shkon në Kuvend, PD bllokon foltoren. PS kërkon kalimin direkt në votim

Tensione janë shënuar në Kuvendin e Shqipërisë, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe nuk kanë lejuar prezantimin e raportit për Reformën Territoriale nga ministri Arbjan Mazniku.

Për shkak të situatës së krijuar, seanca plenare është ndërprerë sërish për 5 minuta.

Në vijim, me propozim të Partisë Socialiste, pritet që çështja të kalojë direkt në votim, pa diskutime në sallën e Kuvendit.

Në seancë plenare ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa deputetët e opozitës vijojnë të kundërshtojnë zhvillimin e seancës.