*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]
Pyet logopeden/Jam 25 vjeç dhe nuk shqiptoj dot disa shkronja. Çfarë më këshilloni?
Dritare.net
Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet :
Përshëndetje, ju falënderoj që më keni shkruar. Me sa më thoni ju shoh që kemi të bëjmë me një formë dislalie funksionale, të paktën për sa kohë mjekët e maxilos kane hedhur poshtë format e tjera. Dislalia funksionale karakterizohet nga vështirësia për të prodhuar tinguj specifike si S,Z,R , por që nuk paraqesin alternime anatomike të organeve të të folurit ose defiçite auditive. Këto çrregullime mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme si mbajtja për një kohë të gjatë e biberonit, thithja e gishtit të madh si dhe ngrënia e thonjve që mund të çojnë në një pozicionim jo korrekt të gjuhës.
Cilido qoftë shkaku i dislalive është gjithmonë e nevojshme riedukimi i gjuhës dhe impostimi korrekt i tingujve të alternuar. Rëndësi të madhe luan edhe koha e ndërhyrjes, pasi vihen re rezultate më të mira te fëmijët sesa tek adultët te të cilët sjelljet e gabuara janë më të vështira për t'u korrigjuar. Megjithatë unë ju këshilloj të kaloni për një vlerësim logopedik dhe të fillohet të punohet me ripozicionimin e gjuhës, korrigjimin dhe automatizimin e fonemës problem.