
PS merr në mbrojtje, nëpërmjet deputetit Braçe, lirimin e grupit "Hakmarrja për Drejtësi"
Dritare.net

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe është i pari nga mazhoranca, që ka reaguar për shpalljen e pafajshme të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”. Braçe indirekt e përshëndet vendimin e gjykatës, duke u shprehur ndër të tjera se anëtarët e “Hakmarrjes” nuk mund të cilësohen banditë, për aq kohë sa sipas tij, ata kanë marrë edhe statusin e azilantit politik në vendet e BE-së.
Postimi i plotë i Braçes në Facebook:
I mirekuptoj ulërimat e Sali Berishës për këtë “Hakmarrjen” e tij. Natyrisht që i dëgjoj me vëmendje dhe “konkluzionet” e tij me Albanistan, banda, lidhje të banditit Edi Rama me banditë të tjerë.
Ashtu siç edhe klithmat e çunit, për skenarë me banditë në zgjedhje.
Hall tjetër ky çuni, Lulzimi gjithnjë.
Një pyetje e kam ama
Po këto vendet e BE që kanë 20 vite që i kanë dhënë “azil politik”, edhe një herë “azil politik”, këtyre “banditëve” të shpallur nga Sali Berisha e Lulzim Basha, të dominuar nga banditët janë?
Domethënë Sali e Lulzim;
Vendimi nuk është dhënë sot (dje)! Kot bërtisni!
Në BE, ka vite që kanë marrë këtë vendim.
Banditët e shpallur nga ju, janë azilantë politikë, të mbrojtur në vendet e BE-së.
Domethënë vendimet e gjykatave këtu, në kohën tuaj, nuk janë marrë hiç parasysh në BE, përkundrazi, ato vendime i kanë dhënë azilin politik atyre.
Këtë a na i shpjegoni dot?

















