Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat në Tiranë, 180 persona të shoqëruar nga policia

Protestat në Tiranë, 180 persona të shoqëruar nga policia

Policia ka shoqëruar 180 persona pas protestës së së mërkurës në Tiranë, ku u regjistruan sulme dhe akte vandalizmi ndaj bizneseve private, institucioneve shtetërore dhe pronave të tjera publike e private.

Gjatë protestës, sulmet prekën dhjetëra biznese, disa ministri dhe objekte të tjera në kryeqytet, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave të bëra publike, 180 personat janë shoqëruar nga policia në lidhje me ngjarjet e regjistruara gjatë protestës./L.F-dritare.net