
Prindërit që kalojnë kohë bashkë, pa fëmijët, kanë martesë më të lumtur!
Dritare.net

Më poshtë dritare.net do ju tregojë se pse prindërit që kalojnë kohë bashkë, pa fëmijët, kanë martesë më të lumtur!
Kujtohesh se je më shumë sesa një prind
Nëse po e kaloni pjesën më të madhe të kohës me fëmijën tuaj, dhe fjalët që dëgjoni janë vetëm "mami" dhe "babi", mësoheni të qëndroni në atë rol. Ju nuk do ta dëgjoni me shpesh emrin tuaj dhe ngadalë do të filloni të harroni veten tuaj si individ, si personalitet. Kjo është arsyeja pse kalimi i një kohe larg fëmijëve, mund t'ju kujtojë se ju jeni më shumë sesa një mama sesa një baba. Meritoni të bëni gjëra vetëm për veten tuaj.
Ju lejon të përmirësoni marrëdhënien tuaj
Kur fëmijët vijnë të parët në martesën tuaj, ju ndjeheni sikur marrëdhënia në çift është në pauzë. Të shpenzosh kohë pa fëmijët, do ju mundësojë të rifilloni lidhjen tuaj si më parë. Edhe nëse do të kaloni disa ulje-ngritje, kjo nuk do të thotë që dashuria juaj ka përfunduar. Ju duhet të krijoni eksperienca dhe kujtime të reja bashkë, të cilat forcojnë marrëdhënien.
Bëni fëmijët të kuptojnë se martesa është e rëndësishme
Kur ju bëni gjithçka 24/7 për fëmijët tuaj, ata do të fillojnë të mendojnë se bota si;;et rreth tyre. Kështu nuk do të keni kohë për gruan/burrin tuaj, sepse fëmijët nuk do t'jua lejojnë.
Nëse ju gjeni kohë për personin me të cilin jeni martuar, kjo jo vetëm do e bëjë martesën tuaj më të lumtur, por do t'i bëjë fëmijët të kuptojnë se martesa është e rëndësishme.
Ka gjithmonë një mënyrë për të treguar dashurinë
Nëse jeni gjithmonë të zënë me fëmijët, nuk do të thotë se nuk keni kohë për të kaluar vetëm për vetëm me partnerin tuaj. Kjo do të thotë që ju nuk keni bërë përpjekjen e duhur, që të gjeni kohë. Kohë ka gjithmonë, mjafton ta kuptosh rëndësinë e saj dhe rëndësinë e partnerit/partneres që keni në krah./E.B-dritare.net

















