Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron
Dritare.net

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, u pritën për darkë zyrtare nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në rezidencën presidenciale në Paris.

Në ceremoninë që u zhvillua në pallatin e Elysé-së, çifti Rama u përshëndet në mënyrë të ngrohtë nga Presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, duke u bërë pjesë e një atmosfere miqësore dhe diplomatike.

Vizita e kryeministrit shqiptar synon thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Shqipërisë dhe Francës, me theks të veçantë tek bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe çështjet e integrimit europian.
Zyrtarët francezë pritën me interes përkushtimin e Tiranës për reforma në fushat e sundimit të ligjit dhe gjyqësorit, si dhe rolin e Shqipërisë si partner rajonal për stabilitetin në Ballkan./dritare.net
View this post on Instagram