 
		                       VIDEO/ Ulsi Manja zhvishet në mes të Kuvendit: Hajt të shohim kostumi i kujt kushton më shumë
		                        	E Enjte  30 Tetor 2025, 21:09
		                            
		   	    			Dritare.net

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja hoqi xhaketën e kostumit në sallën e Kuvendit, pas akuzave demokratit Sali Berisha, duke e sfiduar që të bënte të njëjtën gjë. Kjo pasi kur Manja nuk ndodhej në sallë, Berisha e akuzoi se ka paguar kreun e SPAK, Altin Dumani, që të mos dalë një regjistrim të cilin ai pretendon se e ka.
“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh”, tha Berisha.
Për të provuar që kostumet e tij nuk janë të shtrenjta, Manja heq xhaketën në sallë, duke nxitur reagimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.
“Respektoni kodin e veshjes zoti Manja”, tha Peleshi./dritare.net
View this post on Instagram
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       