
Rama në Londër: Për ne BE është fe! Shpresoj që të anëtarësohemi brenda dekadës
Dritare.net
Në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale, kryeministri Rama foli dhe për situatën ku ndodhet Shqipëria sot dhe rrugëtimin e saj drejt unionit europian. Kreu i qeverisë u shpreh përpara panelistëve se Shqipëria është në një moment dhe shpreson që brenda dekadës të anëtarësohet në BE, pasi kjo gjë mbështetet edhe nga populli shqiptar, pa dallim.
“Mendoj se Shqipëria është në një pozicion të mirë. Po përshpejtojmë rrugëtimin drejt BE. Rëndësia e Ballkanit Perëndimor është dhe me vepra. Tani e dinë që duhet të bashkojnë Ballkanin Perëndimor me BE. BE ka një kufi të jashtëm dhe një të brendshëm dhe këtu jemi ne të Ballkanit.
Nëse vazhdojnë kështu jam optimist që brenda dekadës do të jemi pjesë e BE. Nëse unioni kthehet në zonën e rehatisë kjo mund të ndryshojë.
Duam të jemi pjesë e BE. Për ne BE është një hapësirë paqeje dhe sigurie. Për ne BE është fe, 92% e njerëzve duan të jenë pjesë e tij. Kemi një politikë të politizuar, por sa vjen fjala për BE të gjithë duam të jemi pjesë e ti”, tha Rama./dritare.net

















