Na ndiqni edhe në

Politikë

Qeveria i çon Kushtetueses dokumentet për shkarkimin e Veliajt: Duhet të ankohej tek Gjykata Administrative

Qeveria i çon Kushtetueses dokumentet për shkarkimin e Veliajt:

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar zyrtarisht pranë Gjykatës Kushtetuese parashtrimet që justifikojnë shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në prapësimet e depozituara në Gjykatën Kushtetuese Qeveria thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një akt individual dhe si i tillë duhet të goditet në Gjykatë Administrative.

“Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t'u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë.


Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, "Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar. Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim”, thuhet në pr.vendimin që qeveria ka depozituar në Kushtetuese./M.K-dritare.net