Na ndiqni edhe në

Politikë

Opozita sherr me mazhorancën në Kuvend! Berisha bllokon foltoren

Opozita sherr me mazhorancën në Kuvend! Berisha bllokon foltoren

Kryetari i PD-së Sali Berisha para se të mbante fjalimin në Kuvend vendosi një foto të McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama në karrigen e kryeministrit gjatë seancës parlamentare.

Fotoja u vendos tek karrigia bosh e Ramës, ndërsa ministri Toni Gogu replikoi me Berishën duke i thënë se nuk lejohen postera në Kuvend.

Berisha e mori foton dhe e vendosi pranë tij në foltore: “E vëmë këtu se mediat e duan. Keni frikë e tmerr nga mediat Skandal ndërkombëtar që bashkon në një kryezbuluesin e FBI-së, MC Gonigal, Edi Ramën, ministra të tij e zyrtarë, gjykatës e prokurorë dhe dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara” tha Berisha./dritare.net