Na ndiqni edhe në

Politikë

Florjan Binaj kandidat për Tiranën, Rama: Këneta në dëshpërim, zgjodhi një aktor që më imiton mua

Florjan Binaj kandidat për Tiranën, Rama: Këneta në

Fitoren në qytetin e Tiranës për zgjedhjet e pjeshme, kryeministri Edi Rama e sheh të padiskutueshme ndërsa ironizoi kandidatin e opozitës.

Florian Binajn, Rama e cilësoi si një aktor që po luan rolin e radhës, ndërsa zgjedhja e tij tha se tregon dëshpërimin e kënetës, siç e quajti sërish Partinë Demokratike. Kryeministri i kujtoi me ironi edhe pjesëmarrjen e aktorit Binaj në Kongresin e PS, kur tha se janë shkrirë së qeshuri kur ai e imitonte.

“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.

Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama./ dritare.net