Na ndiqni edhe në

Politikë

Bajram Begaj letër Gjykatës Kushtetuese: Anuloni bllokimin e procesit të zgjedhjeve në Tiranë

Bajram Begaj letër Gjykatës Kushtetuese: Anuloni bllokimin e procesit

Presidenti Bajram Begaj, ka depozituar një shkresë në Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e moskompetencës për çështjen e Erion Veliajt, i cili ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Në shkresë Presidenca i kërkon GJK të heqë pezullimin e dekretit në fillim të seancës së 31 tetorit, duke argumentuar se pezullimi ka penguar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.

Letra e plotë:

PARASHTRIME TË INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

I. ÇËSHTJE THELBËSORE

1. Si duhet të jenë Kushtetuta dhe ligji, që pretendimet e kërkuesit të quhen ligjshme?

Sipas përfytyrimit të kërkuesit

Neni 115 i Kushtetutës

1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të 2. ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Siç janë në FUQI dhe janë ZBATUAR

Neni 115 i Kushtetutës

1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Neni 62 i ligjit nr. 139/2015

Sipas përfytyrimit të kërkuesit

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) (kërkuesi e quan këtë dispozitë antikushtetuese);

c) (kërkuesi e quan këtë dispozitë antikushtetuese).

Siç janë në FUQI dhe janë ZBATUAR

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.