Altin Dumani: Numri i të paraburgosurve nga SPAK, përbën 9.7% të të paraburgosurve në Shqipëri
Dritare.net

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar sot se në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria është vlerësuar me 42 pikë. Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani u shpreh se ky rezultat ka përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë, në raport me një vit më parë.
Dumani tha se SPAK i ka kushtuar një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Sipas tij, kjo ka bërë që të forcohet Sektori i Hetuesve Financiarë, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore në hetimet financiare dhe pasurore.
“Në fushën e korrupsionit, 10 zyrtarë të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, u regjistruan 9 çështje të eja, vetëm një u dërgua në gjykatë. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara është 65.6 milionë euro. Për veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore, janë 34 procedime penale dhe 7 persona në hetim. Këto të dhëna tregojnë efektivitet të Prokurorisë së Posaçme.
Numri i të paraburgosurve nga SPAK, përbën 9.7 përqind të të paraburgosurve në Shqipëri.
Referuar të dhënave, 46 raste, ose 40 përqind i totalit të personave nën hetim në 2024, janë hetuar pa masë sigurimi. Gjatë vitit 2024, janë ekzekutuar 79 vendime penale, vendime të formës së prerë. Është dhënë vendimi për ndalim të funksioneve publike, për 35 persona fizikë dje juridikë. Drejtuesi i SPAK ka vendosur 12 kërkesa për mbajtje në regjim të posaçëm. Në 2024, janë miratuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, 41 ekstradime. Rreth 34 përqind e personave të hetuar janë dërguar për gjykim”, theksoi ai./dritare.net