
Plazh në vjeshtë/ Blendi Klosi poston videon duke u larë në det me djalin!
E Hënë 28 Tetor 2019, 11:11
Dritare.net

Shumë njerëz si në Durrës ashtu dhe në jug po i shijojnë ditët e ngrohta të vjeshtë në bregdet, duke bërë plazh.
Edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, në Instagram, ka ndarë një video me djalin e tij Aron, duke u larë në det.
"Tetor i pazakontë me Aronin" shkruan Klosi ndërsa shton se kjo është zhytja e fundit për këtë vit. Dhe me të drejtë, sepse dhe kjo javë premton ditë të ngrohta me diell, nëntori do të vijë me shi dhe temperatura të ulëta./E.B-dritare.net

















