Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar!

1788332981_protestues.jpeg

Protestuesit iu rikthyen sërish përplasjeve mbrëmjen e së hënës gjatë protestës së 94-ët para Kryeministrisë. Për rreth 2 orë, të udhëhequr nga disa prej organizatorëve, ata mbajtën të bllokuar hyrje-daljet e Kryeministrisë, ndërsa brenda ndodhej shefi i qeverisë Edi Rama.


Duket si një strategji e menduar për përplasje, pasi ndryshe nga herët e tjera, mbrëmjen e kaluar protestuesit nuk mbajtën fjalime në bulevardin para Kryeministrisë. Përplasjet nisën prej orës 20:00 dhe vijuan deri në orët e vona, duke çuar në pranga 14 prej protestuesve, mes tyre edhe disa prej personave që njihet si organizatorë të tubimeve si, Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj apo Arben Kola. Dy të fundit ishin edhe ata që nxitën përplasjet, ku përmes megafonit i bënin thirrje protestuesve të rrethonin godinën qeveritare.

EMRAT E TË ARRESTUARVE
Dritan Goxhaj
Junik Matoshi
Edison Lika
Erlind Almeta
Sokol Bushi
Lulzim Gjini
Valtion Shameti
Florian Manarkolli
Desiderjo Alimucaj
Bora Mitrovica
Arvina Lleshi
Ylli Brahaj
Arben Kola
Aumiraldi Dalliu