Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Përçahen Babastars, Getoar Selimi 'sherr' me Agon Amigën

Përçahen Babastars, Getoar Selimi 'sherr' me Agon
Prej 20 vite ishin bashkë në një grup, por, Getoar Selimi dhe Agon Amiga kanë prishur raportet mes njëri-tjetrin.

Burime të lajmi.net afër dyshes kanë konfirmuar se Geti dhe Amiga nuk kanë raporte të mira dhe kjo gjë më lehtë vërehet në mosmbështetjen e Agonit në projektin e ri të Getoar Selimit ‘Berlusconi’.

Nëse hyjmë në llogarinë e Instagramit të Agonit, nuk ka asnjë postim të këngës së re të Getit dhe kjo për shkak të prishjes së këtyre raporteve.

Akoma nuk bëhet e ditur arsyeja mirëpo, edhe pse bashkë në koncerte, dyshja nuk po flasin mes vete. Tashmë pritet të shihet, nëse Agoni përfundimisht do largohet nga grupi Babastars, pasi emrin ‘Babastars’ e ka hequr nga Instagrami i tij.