Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pas skandalit të divorcit, rikthehet Kristela Gjoka

Pas skandalit të divorcit, rikthehet Kristela Gjoka
Kristela Gjoka, vitin e kaluar u përfol shumë pas ndarjes me këngëtarin Noga dhe akuzave të tij që ajo  kishte abortuar fëmijën e tyre. Kristela mohoi çdo akuzë, duke publikuar foto me trupin e pandryshuar.

Një histori që edhe pse private ngjalli reagim të fortë publik, megjithatë shpejt do të lihej në heshtje. Pas fotove të  saj diskutimet publike u mbyllën.

Asgjë nuk mësuam sesi shkoi beteja e tyre dhe as drejtimin që mori jeta e Kristelës, por me sa kuptohet ajo ka vendosur të kthehet. Këtë e ka bërë me anë të disa fotove që ka postuar radhazi të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, mes tyre edhe gazetarë që e kanë shpërndarë lajmin, duke nisur nga xing.al.