Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parashikimi i motit për sot!

800-0-686228513f1ab-2-6a2e5b9922cc5-6a4c97229f6fe-6a587364a6ca1.jpeg

Vendi sot ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.


Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.


Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzim në det i forcës 1-3 ballë.